Shqipëria sot do të ndeshet me Anglinë në stadiumin “Air Albania” në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror, “Katar 2022”, shkruan lajmi.net
Trajneri Edi Reja, konfirmoi mbrëmë mungesën e Marash Kumbullës, por theksoi se mungesa e tij nuk do të jetë problem pasi “Kuq e zinjtë” kanë në përbërje mbrojtës me eksperiencë si Berat Gjimshiti, Federik Veseli etj.
Reja deklaroi se Shqipëria nuk do të rrijë “duarkryq” dhe të mbrohet kundër Anglisë.
Uzuni i cili pushoi në ndeshjen ndaj Andorrës do të startonte, bashkë me Roshin dhe Brojën të cilët do të bënin një sulm tejet të shpejtë.
Roshi do të mund të zinte edhe vendin e Lenjanit, apo Hysaj, ose të kundërtën, Hysaj në të majtë dhe Roshi në të djathtë. Por, Lenjani dhe Hysaj janë më të sigurt në mbrojtje dhe Roshi është lojtar më sulmues.
Formacioni i mundshëm kundër Anglisë:
Formacioni: (3-4-3), Berisha, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Lenjani/Roshi, Gjasula, Bare, Laci, Uzuni, Broja.