Shqipëria nën reshje të dendura gjatë gjithë natës, 3 zona rrezikojnë përmbytje

Mbrëmjen e sotme priten reshje të dendura në Shqipëri.

Sipas sinoptikanëve, moti i keq pritet të shkaktojë përmbytje në Vlorë, Gjirokastër dhe Përmet.

Sipas të dhënave të “Meteoalb”, reshjet e dendura do të regjistrohen në këtë hapësirë të jugut të Shqipërisë ku sasia mund të arrijë deri në 300mm.

Rifillimi i shirave pritet të fillojë pas mesnatës.

Përveç qytete Vlorë, Gjirokastër dhe Përmet, përmbytjet rrezikojnë dhe zonat rreth lumit Drinos. /albeu.com/

 


Shtuar 10.12.2021 18:16