Di Maria: Po bëjmë gjithçka që Messi të përshtatet me lojën tonë

Angel di Maria ka treguar se si lojtarët e Paris Saint-Germain po bëjnë gjithçka që duhet për të ndihmuar Lionel Messin të përshtatet me mjedisin e tij të ri.

Argjentinasi, i cili së fundmi fitoi Topin e Artë të shtatë, filloi me një fillim të ngadaltë në PSG dhe nuk kishte regjistruar golin e tij të parë në Ligue 1 deri më 20 nëntor në një ndeshje kundër Nantes. Megjithatë, Di Maria është i bindur se Messi gradualisht po integrohet në ekip.

“Mendoj se në ndeshjen e fundit kundër Club Brugge treguam se po bëjmë mirë”, tha Di Maria për ESPN.

“Është normale që ka shumë pritshmëri me ardhjen e Messit. Unë mendoj se njerëzit gjithmonë prisnin një fitore 4-0 ose 5-0. Futbolli nuk është i tillë.

“Ne e shohim atë të lumtur në shtëpi me familjen e tij. Fëmijët e tij janë në shkollë. Të gjithë janë aty për t’ia bërë jetën më të lehtë dhe kështu ai është përshtatur shumë mirë me grupin dhe, mendoj, ai u përshtat shumë shpejt me jetën në Paris.

“Por kur është fjala për futbollin, gjithçka po bëhet pak nga pak. Është një ndryshim i madh për të dhe ai duhet të përshtatet me lojtarët e rinj dhe një mënyrë të re të lojës në një PSG, të cilët luajnë shpejt në sulm. Ne përpiqemi t’i balancojmë të gjitha këto pak dhe ai gjithashtu sigurohet që të përshtatet me ne dhe anasjelltas.”/h.ll/albeu.com


Shtuar 10.12.2021 18:18