Shpërndante kanabis në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në lagjen nr.13, Durrës, menjëherë organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-H. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 23-vjeçarit, të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 26.06.2022 11:51