Shkon në 3 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës 12 në SHBA, nuk dihet fati i 99 të tjerëve (VIDEO)

Ka shkuar në tre numri i viktimave si pasojë e shembjes së ndërtesës 12-katëshe në Florida të SHBA-së. Gjithashtu 12 persona janë plagosur, dy prej tyre janë në gjendje kritike teksa nuk ka ende asnjë gjurmë për 99 të tjerë.

Është e paditur saktësisht se sa qiradhënës ndodheshin në pjesën e ndërtesës së apartamenteve që u shembën, kur ndodhi katastrofa.

Sipas Departamentit të Zjarrit të Qarkut Miami-Dade, 35 persona janë shpëtuar deri më tani. Shpëtimi i një djali të vogël u regjistrua në video, raporton ABC NEWS dhe Miami Herald.

Ajo që ndodhi në ndërtesën e apartamenteve “është e paimagjinueshme”, tha Daniela Levine Kava, kreu i autoriteteve të qarkut, duke folur për një “makth të tmerrshëm”.

Ndërtesa, e cila ndodhet shumë afër detit, është ndërtuar në 1981 dhe kishte 136 apartamente. Në pjesën që u shemb – për arsye ende të paqarta – ishin 55 prej këtyre apartamenteve.

Sipas znj. Livine Cava, “102 persona janë identifikuar (…) dhe janë të sigurt”, por “ne ende nuk kemi ndonjë lajm për të paktën 99 persona”.

Shtuar 25.06.2021 08:33