Shkoi për të bërë foto, Timo Flloko përzihet nga “Kryeministria” (FOTO LAJM)

Tre kuaj të krijuar nga dora e njeriut janë vendosur prej ditësh poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Kuajt janë pjesë e një ekspozite dhe kanë tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve.

Ka pasur qytetarë të shumtë që kanë bërë edhe një foto për ta patur kujtim, por Timo Flloko nuk e ka patur këtë “fat”.

Aktori është përballur me refuzimin e rojes së Kryeministrisë, i cili i ka kërkuar të largohet.

Siç duket në fotot më poshtë të shkrepura nga LSA, aktori ngjitur tek shkallët e Kryeministrisë, përballë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, për të bërë foto me kuajt e vendosur prej disa ditësh aty.

Por rojes mesa duket nuk i ka pëlqyer ky veprim dhe i është afruar aktorit dhe i ka kërkuar të largohet.