Shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Genc Qana. Ky vendim, vjen pas analizës dhe verifikimeve të kryera në bazë të procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Trupa gjykuese e cila shpalli vendimin përbëhej nga: Etleda Çiftja; Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine.

Genc Qana mbante detyrën e prokurorit në Prokurorisë e rrethit Tiranë.

Shtuar 31.03.2021 10:03