Sherr me thika në Tiranë/ Përfundojnë në spital tre persona, dy shoqërohen në polici

Një sherr me sende të forta ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”. Sipas njoftimit të policisë, në konflikt janë përfshirë pesë shtetas, ku dy prej tyre janë shoqëruar në polici, ndërsa tre shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.


Shtuar 4.12.2024 18:08