Sherr me çekan e kaçavidë në qendër të Fierit, policia shoqëron një person

Një konflikt me armë të ftohta ka ndodhur  në qendër të qytetit të Fierit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për arsye banale, ndërsa policia ka gjetur në vendin e ngjarjës një cekan, një kacavidë dhe një kapuc.

Ndërkoh bëhet me dije se një person është shoqëruar në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

 

 

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.

U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/albau.com


Shtuar 28.01.2023 20:05