Serbët sulmojnë Anxhela Peristerin në Eurovision, Ardit Gjebrea: Të sëmurë mendorë (FOTO LAJM)

Mediat serber kanë quajtur skandal gjestin e Anxhela Peristerit në Eurovision ku ka bërë me duar shqiponjën dy krenare pas performancës.

Veprimin e këngëtares shqiptare e kanë konsideruar si skandal dhe provokim të turpshëm.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i njërës prej mediave serbe.

Mirëpo, ndaj këtij artikulli ka reaguar i revoltuar edhe producenti, Ardit Gjebrea duke i konsideruar si të sëmurë mendorë.

Ai ka publikuar si foto artikullin e mediumit në story-m e tij në Instagram dhe ka shkruar: “Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”.

Shtuar 20.05.2021 09:55