Serbët e Bosnjës kanë reaguarashpër ndaj ndalimit të mohimit të gjenocidit të vendosur nga zyrtari ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjen e paqes së Bosnjës të vendosur në vitin 1995.
Përfaqësuesi i Lartë i emëruar nga OKB, Valentin Inzko, tha se ndalimi ishte i nevojshëm për të stopuar lavdërimin e kriminelëve të luftës.
“Më duhej të bëja diçka dhe ndoqa ndërgjegjen time. Nëse jeni në një vend ku kriminelët e luftës lavdërohen, kjo nuk mund të jetë një e ardhme e mire”, tha ai.
Politikanët serbë të Bosnjës po bojkotojnë organet kombëtare shumetnike të Bosnjës.
Muajin e kaluar dënimi për gjenocid i komandantit serb të Bosnjës të kohës së luftës, Ratko Mlladiç u konfirmua në Hagë, megjithatë disa udhëheqës serbë etnikë ende po e shpallnin atë, hero. Kështu Inzko, tha se duhej të vepronte.
Milorad Dodik, anëtar serb i Presidencës në Bosnje, thotë se ai nuk do të pranojë ndryshimet në kodin penal.
Ai ka nisur një peticion duke pretenduar se masakra e Srebrenicës nuk ishte gjenocid, megjithatë mohime të tilla tani mund të dënohen me 5 vite burg.
Masakra e Srebrenicës ka qenë më mizoria e lufyës, ku forcat e udhëhequra nga Mlladiç vranë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë./albeu.com