Sekuestrohet peshkarexha me 80.000 litra naftë të kontrabanduar, në Durrës

Policia e Durrësit ka sekuestruar një peshkarexhë me 80 mijë litra naftë që dyshohet të jetë e kontrabanduar. Gjithashtu janë shpallur në kërkim administratori, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të cilët kishin përshtatur, një depozitë, në një peshkarexhë, për naftën e kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Diesel”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, pas informaciont të marrë në rrugë operative.

Dolën në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, si dhe fikën GSP, me qëllim marrjen e një sasie të madhe nafte dhe futjen e saj kontrabandë, bllokohet nga Policia, peshkarexha me 80.000 litra naftë.

Shpallen në kërkim administratori, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të cilët kishin përshtatur, një depozitë, në një peshkarexhë, për naftën e kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.

Sekuestrohet peshkarexha me 80.000 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara.

Në veprimet e para hetimore morën pjesë edhe Policia Kufitare, Dega Doganore Durrës, Antikontrabanda Detare dhe FSPD Port Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit, ishte ankoruar një peshkarexhë, me naftë të dyshuar të kontrabanduar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit:

– A. M., 38 vjeç, banues në Durrës, administrator i peshkarexhës;

– F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës;

– N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.

Në vijim të veprimeve u bë sekuestrimi i peshkarexhës dhe i sasisë së naftës të dyshuar të kontrabanduar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligore të shtetasve të tjerë të përfshirë.