SPAK sekuestroi një vilë të re në zonën e Palasës në pronësi të Belinda Ballukut. Gazetarja Klodiana Lala bën lidhje të pronës me emrin e sipërmarrësit Arber Abazi, për të cilën SPAK ka ngritur akuza për korrupsion.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Lala, në dokumentet dhe fletët e porosive të kompanisë Aleko Imex, e cila mbikëqyrte punimet, arkitekti i kompanisë ka shënuar në disa raste përcaktimin “pishina Arbër Abazi + Balluku”, në momentin e porosive të materialeve për pishinën.
Të lidhura
None found
Sipas gazetares Lala, Arbër Abazi bashkëjeton me një të afërme të Belinda Ballukut. Ky element, sipas saj, ngre pikëpyetje edhe për konfliktin e mundshëm të interesit, në kushtet kur pretendohet se një kompani e lidhur me familjarë ka përfituar tendera.
“Momenti i dytë që e lidh me Arber Abazin ka të bëjë me faktin që kur shkojnë të marrin materialet e pishinës, arkitekti i kompanisë Aleko Imex që mbikëqyrte punimet shënohet në të gjitha fletët ose aty ku është bërë porosia “pishina Arber Abazi+Balluku”.
Arber Abazi bashkëjeton me një të afërme të Belinda Ballukut. Kjo flet edhe për konfliktin e interesit që zonja Balluku ka në rastin konkret, sepse ka ushqyer me tendera kompaninë e një familjari të saj”, deklaroi Lala në NeWs24.
Ndërsa sa i takon Igli Tares, gazetarja tha se “sipas SPAK ai ka investuar një pjesë të investimit për shkak të lidhjes miqësore që kanë”
“Kjo ndërmarrje korruptive miliona eurosh shtrihet më lart se zv.kryeministrja. Balluku nuk mund të ketë vepruar e vetme, pasi asnjë zyrtar i Partisë Socialiste nuk merr dot vendime të tilla me peshë financiare pa miratimin e kryeministrit Edi Rama. Në fashikujt e hetimit ekzistojnë mesazhe ku përmendet emri i kryeministrit, i cili udhëzon Ballukun për takime me biznesmenë të caktuar. Mbi këtë bazë, SPAK duhet minimalisht të marrë në pyetje Edi Ramën lidhur me rolin e tij në tenderin e tunelit të Llogarasë”, tha Lala.
