Pyetjet për korrupsionin dhe akuzat ndaj Ballukut, Rama përplaset me gazetarin amerikan: Nuk jam këtu të ndaj ndjenjat

Pyetjet mbi korrupsionin mes zyrtarëve të qeverisë së tij sollën një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit amerikan të Channel 5, Andrew Callaghan, gjatë intervistës së tyre.

Teksa Callaghan vijonte të kërkonte përgjigje për këtë çështje, dokumentari paraqiste në pamje akuzat penale ndaj zyrtarëve të qeverisë Rama. Ndër to ishin edhe akuzat ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Të lidhura

None found

foto galeri

Pasi përsëriti qëndrimin se secili mban përgjegjësi individuale, kreu i qeverisë u pyet nga gazetari se si ndihej për korrupsionin. Rama reagoi ashpër, duke e pyetur Callaghan se nga e dinte ai se çfarë ndiente kryeministri lidhur me këtë temë.

Gazetari i sqaroi se pikërisht për mënyrën se si ndihej po e pyeste. Në përgjigje, Rama iu drejtua atij si “djalosh” dhe tha se nuk ndodhej aty për t’i treguar ndjenjat, por për t’iu përgjigjur fakteve.

Më pas, kryeministri e pyeti Callaghan se çfarë do t’i thoshte audiencës së vet dhe përse kishte udhëtuar nga Amerika deri aty, duke vënë në dyshim nëse kishte ardhur për të bërë thashetheme me të.

Pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, Rama i tha gazetarit se po e mikpriste me respekt dhe po i kushtonte kohën e tij të çmuar. Ai i kërkoi Callaghan që edhe përdorimi i asaj kohe të bëhej me respekt.


Shtuar më 2.11.2026 19:53