Sekuestrimi i pasurive të ish-gjyqtarëve të lartë, reagon Soreca: Lajm i mirë!

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Fatos Lulo (ish – gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë), të shkarkuar nga Vettingu.

Pas ambasadores së SHBA, për këtë vendim ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili thotë se është një lajm i mirë që tregon se SPAK ka nisur luftën kundër korrupionit.

“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPO për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses & Lartë të shkarkuar nga Vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin”, shkruan Soreca në Twitter./albeu.com

 

Shtuar 28.04.2021 12:04