Mbyllet numërimi i të gjitha kutive, sa vota u shpallën të pavlefshme

Ka mbaruar numërimi i të gjitha kutive të votimit, ku Partia Socialiste u shpall fituese me 74 mandate, e ndjekur nga PD me 59 mandate, LSI me 4 dhe PSD me 3 mandate.

Nga të gjitha votat, të vlefshme rezultuan 1578168 fletë, ndërsa të pavlefshme 83019 fletë votimi, sipas të dhënave të KQZ-së.

Ky është një numër rekord votash të pavlefshme, dhe nga ana e partive opozitare janë ngritur pretendime se shumica kanë qenë të PD dhe LSI, dhe se kanë qenë komisionerët ata që kanë bërë shënime mbi fletë.

Kujtojmë se numërimi i votave ka përfunduar, ndërsa tashmë po numërohen votat e kandidatëve për deputetë, të cilët do të na përfaqësojnë në Kuvend për 4 vite./albeu.com.


Shtuar 28.04.2021 12:30