Në kuadër të protestës kundër klasës politike, aktivistët dhe protestuesit u vendosën përgjatë rrugës pedonale që të çon në godinën e Kuvendit, ku pritën mbërritjen e deputetëve.
Perimetri përreth Parlamentit, ishte izoluar nga policia me gardhe metalike. Situata u shoqërua me tensione, ndërsa drejt automjeteve dhe deputetëve të Partisë Socialiste u hodhën vezë.
Të lidhura
None found
Pamjet e publikuara tregojnë deputeten socialiste Sara Mila, duke ecur e shoqëruar nga një truprojë, e cila u përpoq ta mbronte nga vezët e hedhura në drejtim të saj.
Gjatë kalimit të deputetes, aktivistët dhe protestuesit lëshuan akuza dhe thirrje ndaj saj, duke e quajtur “deputete të krimit”.
Vezë u hodhën gjithashtu, edhe ndaj makinave të disa ministrave dhe përfaqësuesve të mazhorancës. Ndërkohë, zona përpara Kuvendit vazhdon të mbahet nën masa të përforcuara sigurie.
