Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur gjatë një prononcimi për mediat ditën e sotme se nisma si Samiti për Ballkanin Perëndimor nuk ka më lidhje Minishengenin Rajonal.
“Nuk ka më Minishengen, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera”, tha Kurti.
Ndër të tjera në fjalën e tij Kurti ritheksoi edhe një herë nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, në kushtet kur të dyja shtetet marrin pjesë në këtë nismë. “Të gjitha këto nisma ngecin për shkak se mungon njohja nga Serbia. Kjo do ta krijonte situatën në të cilën, jo vetëm Kosova e Serbia, por të gjitha vendet do të mund të ecnin më shumë drejt BE-së. Në fund të kësaj dekade do të duhet të jemi të gatshëm për integrim në BE”, tha Kurti.