Salianji kritikon Ramën për ofertën ndaj Spanjës dhe Francës: Zjarrfikësit tanë shuajnë flakët me degë, ndërsa ti hiqesh si “shpëtimtari” i Europës

Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij se Shqipëria është e gatshme t’u vijë në ndihmë vendeve europiane në luftën kundër zjarreve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji tha se kjo nuk është një situatë “për të qeshur, por për të vënë duart në kokë”. Ai e akuzoi Ramën për dështim në drejtimin e vendit dhe për përdorimin e propagandës me synimin që të paraqitet si “shpëtimtari” i Europës.

Të lidhura

None found

Salianji deklaroi se zjarrfikësit në Shqipëri janë lënë pa mjetet dhe pajisjet e nevojshme, duke u detyruar në shumë raste t’i përballojnë flakët me degë pemësh ose të presin reshjet e shiut. Sipas tij, në të njëjtën kohë, kryeministri reklamon gatishmërinë për të ndihmuar shtete të tjera.

“Solidaritet me vendet mike, por Edi Rama bën propagandë duke u vetëofruar si ‘shpëtimtar’ për Francën dhe Spanjën”, shkroi ish-deputeti demokrat.

Në reagimin e tij, Salianji u shpreh se Rama “i ka vënë zjarrin Shqipërisë” përmes keqqeverisjes, mungesës së investimeve, braktisjes së shërbimeve publike, korrupsionit dhe kriminalizimit të administratës, ndërsa tani, sipas tij, del dhe paraqitet si shpëtues i Europës.

Ai shtoi se Rama e ka degraduar qeverisjen e tij “me pantallona nëpër këmbë” dhe tashmë tallet me kapacitetet për të shpëtuar Europën.

Duke theksuar se qeveria ka neglizhuar investimet, shërbimet publike dhe kapacitetet për menaxhimin e emergjencave, Salianji i kërkoi kryeministrit të largohet nga detyra: “Jep dorëheqjen që Shqipëria të ketë kapacitetet për të mbrojtur qytetarët, pyjet dhe pronat e tyre!”


holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al