Rusia ndihet e kërcënuar nga konflikti izraelito-palestinez

Rusia është shqetësuar se konflikti izraelito-palestinez po ndikon në sigurinë e saj, sipas Presidentit Vladimir Putin, i cili ka folur për këtë temë sot, në një takim të Këshillit Rus të Sigurimit.

“Do të doja të dëgjoja mendimin tuaj sesi po shpaloset situata në Lindjen e Mesme, pas konfliktit të përshkallëzuar Izraelito-palestinez”, u tha ai anëtarëve, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Më tej u shpreh i shqetësuar duke thënë se, “Kjo po ndodh në afërsi të kufijve tanë dhe prek drejtpërdrejt interesat e sigurisë sonë”./albeu.com

 

Shtuar 14.05.2021 02:05