Identifikohet një nga viktimat në Lushnje, policia jep detaje nga aksidenti tragjik

Sot, rreth orës 13:20, ka ndodhur një aksident tragjik në Lushnje. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë përmys në një kanal me ujë.

Për pasoja kanë humbur jetën 2 persona. Mësohet se shoferi që ndërroi jetë është Xhezmi Oshafi 68-vjeç banies në Berat, ndërsa pasagjerja është me iniciale A.B.,  22-vjeç.

Fillimisht u raportua se viktima kishin lidhje familjare dhe ishin babë e bijë. Por nga identifikimi i tyre u mësua se dy personat që ndërruan jetë nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase A.B., 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 14:36