Rusi: Rritet numri i vetëvrasjeve te fëmijët për gati 40%

Një këshilltar i Zyrës së Avokatit të Popullit për Fëmijët në Rusi, ka thënë se numri i vetëvrasjeve në mesin e fëmijëve është rritur për gati 40 për qind.

Roman Chuprikov ka thënë më 11 gusht se numri i vetëvrasjeve të regjistruara në mesin e fëmijëve në Rusi ka qenë 753, derisa më 2020, kjo shifër ka qenë 548.

Karine Keshchyan, eksperte në Qendrën për Kërkime Psikiatrike në Moskë, ka thënë se numri i tentim-vrasjeve te fëmijët është shumë më i lartë.

Sipas saj, ekspertët e psikiatrisë nuk po munden të përballojnë “numrin e madh të fëmijëve” që tentojnë të vrasin veten, sepse prindërit e tyre shpesh refuzojnë të kërkojnë ndihmë profesionale.


Shtuar 11.08.2022 15:11