Rritën shpejtësisë për t’i ikur policisë! Aksidentohet fugoni plot emigratë, 7 viktima e 7 të plagosur

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është shënuar një aksident tragjik ku 7 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën në Egnatia Odos, në Greqi.

Një furgon i mbushur plotë me emigrantë të paligjshëm është përplasur fatalisht me anësore e rrugës dhe më pas është përmbysur, pasi shoferi me origjinë moldave duke rritur shpejtësinë tentoi të dilte nga rruga Egnatia.

Ngjarja e rëndë erdhi si pasojë e dëshirës së emigrantëve për të shmangur policinë, pasi i bëri shenjë të ndalonte.

Ende nuk është bërë me dije identiteti i viktima, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të më marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.


Shtuar 19.11.2021 09:24