Festojnë përvjetorin e parë të lidhjes, Andi dhe Melisa tregojnë se gënjyen shqiptarët për 3 muaj (FOTO LAJM)

Melisa dhe Andi kanë qenë një nga dyshet më të përfolura pas daljes nga “Për’puthen”. Vetëm pas shumë thashethemeve ata vendosën të pranonin hapur lidhjen e tyre me një puthje pasionante në këngën e Melisës “Leje”. Që nga momenti që kanë bërë lidhjen publike ata të dy shfaqen kudo bashkë dhe madje kanë treguar se kanë një lidhje shumë të fortë.

Por publiku nuk do ta harrojë lehtë mashtrimin që u bë në ekran ku Tea dhe Andi dolën si çift nga emisioni në 24 janar të 2021.

Ndërkohë Melisa ka zbuluar ditën e djeshme se ata kanë festuar 1 vjetorin e lidhjes, pra kanë qenë të lidhur 3 muaj në Përputhen, ndërkohë që zhvillonin takime romantike me konkurrentë të tjerë, madje edhe me skena shumë të zjarrta.

“Gëzuar përvjetorin, një dhe i vetmi i imi?❤️. 1 vit me ty paska qene viti me i bukur i jetës sime. Përgjithmonë dhe pas vdekjes baby jem ♾ Te dashurova dje, të dashuroj sot dhe do të dashuroj gjithe jeten dhe pertej saj”, ka shkruar Melisa krah fotos ku po shkëmbejnë një puthje në Amstërdam./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Melisa Lleshi (@melisalleshi111)


Shtuar 19.11.2021 09:26