Rrëzohet avioni afgan ndërsa po kalonte kufirin me Uzbekistanin

Ministria e Jashtme e Uzberkistanit ka konfirmuar rrëzimin e një aeroplan afgan në territorin e tyre, raporton albeu.com.

Nga rrëzimi nuk ka pasur viktima, pasi ka qenë pa pasagjerë.

Sipas agjencisë ruse RIA, piloti është plagosur, ndërkohë, një mjek ka thënë për AFP se në spitalin Surcontario kishin mbërritur dy burra të plagosur, të cilët kishin veshur uniforma ushtarake afgane të cilët ishin hedhur me parashutë nga aeroplani para se të rrëzohej.


Shtuar 16.08.2021 15:43