DETAJET/ Priten 2 mijë afganë në Shqipëri! Zbulohet saktësisht vendi ku do të strehohen në Tiranë (FOTO LAJM)

Shqipëria ka nisur përgaditjet për të mirëpritur fillimisht 350 afganë, sipas marrëveshje me të cilën ka rënë dakord shtetit shqiptar.

Burimet bëjnë me dije se Shqipëria pret gjithsej deri në 2 mijë afganë ndërkohë po punohet për strehimet e ardhjes së parë.

Të ardhurit mësohet se do të strehohen mes Tiranës edhe Durrësit, në hotele si dhe në konviktet e nxënësve.

Në Tiranë, aktualisht është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme.

Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet.

Ndërkohë që, në aeroportin e Kabulit avionët janë duke u mbushur me afganë që po largohen me shpejtësi pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.

Rikujtojmë se jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë.  /albeu.com/


Shtuar 16.08.2021 15:43