Rrëzimi i avionit në Milano, mes viktimave edhe më i pasuri i Rumanisë

Tragjedia e ditës së djeshme në Itali i ka marrë jetën edhe një biznesmeni të njohur rumun, dhe një sipërmarrësi italiian i cili u shuajt me gjithë familjen.

Bëhet fjalë për sipërmarrësin Italian 33 vjeçar, Filippo Nascimbene, dhe djalin e tij të vogël Raphael, i lindur në 2020-tën.

Me Nascimbenen në bord ishin dhe bashkëshortja e vjehrra e tij, që të dyja më kombësi franceze. Në vend ka ndërruar jetë po kështu edhe një miliarderi rumun 65 vjeçar, dhe duket se ka qenë pikërisht ai që drejtonte mjetin, i cili ishte në pronësi të tij.

Dan Petrescu konsiderohej një prej njerëzve më të pasur të Rumanisë. Petrescu kishte dyshtetësi rumune dhe gjermane dhe ishte një prej investitorëve kryesorë në sektorin imobiliar në Itali.

Zotëronte një numër të madh ndërtesash në shtetin fqinj e zinxhirë të rëndësishëm komercialë, si supermarketet Metro e Real. Partner i të famshmit Ion Tiriac, pasuria e tij llogaritej në më shumë se 3 miliardë euro.

Mes viktimave është edhe gruaja e tij si dhe djali, Dan Stefan Petrescu, 30 vjec. Miliarderi po shkonte me familjen dhe të ftuarit në vilën e tij në Olbia, ku e priste e ëma 98 vjece. Në tragjedi, humbi jetën dhe miku i tij 36 vjeçar nga Kanadaja, Julien Brossard./albeu.com