Shkaktoi terrorin në Tiranë, Berisha: Arben Mema është socialist, ja prova (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen që terrorrizoi kalimtarët në Sheshin “Skënderbej” ditën e sotme.

I riu, Arben Mema u fut me automjet në shesh dhe rrezikoi jetën e kalimtarëve, duke bërë manovra të rrezikshme, por ai u neutralizua fatmiresisht nga i riu, Klodian Elqeni.

Por, Sali Berisha ka shkuar më tej, teksa ka publikuar skedën e ‘patronazhimit’ të 32 vjeçarit, Arben Mema.

Ky i fundit sipas Berishës është votues i Partisë Socialiste.

“Arben Mema qe u versul me makine mbi qytetaret ne Sheshin Skenderbej është votues i PS! Shikoni dokumentin e patronazhistit!!”, shkruan Sali Berisha.

Shtuar 25.04.2021 14:46