Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është zhvendosur në fund të sallës së Parlamentit, në krahun ku qëndrojnë deputetët e opozitës.
Ky ndryshim në pozicionimin e saj në sallën e Kuvendit, vjen pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Të lidhura
None found
Spiropali, e cila deri më tani ka qenë pjesë e grupit parlamentar të mazhorancës, tashmë është pozicionuar në një pjesë tjetër të sallës, larg vendeve ku qëndrojnë deputetët socialistë.








