Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve në Dibër ku kryesoi si parti fituese PD-AN me 3 mandate ndërsa PS me dy mandate.
Nga të dhënat e deri tanishme ku janë numëruar 177 nga 277 QV në të gjithë qarkun, demokrati më I votuar në këto zgjedhje është Kreshnik Collaku, i dyti në listën e PD me 5005 vota i ndjekur nga Xhelal Mziu me 3434 vota.
Të lidhura
None found
Ndërkohë ku kanë mbetur 100 QV të panumëruara, mund të kemi një përmbysje të rënditjes së deputetëve pasi deri tani kandidati Edmond Isaku I katërt në listës, ka kapur mbi 4 mijë vota i dyti pas Kreshnik Collakut.
Sipas një llogaritje të shpejtë, Isakut i duhen të paktën 9 673 vota për të qënë pjesë e listës së Dibrës për t’u futur në Kuvend.

Lista e deputetëve fitues:
1-Xhelal Mziu
2-Kreshnik Collaku
3- Dhurata Cupi. /albeu.com/
