Spektakël mes Laçit dhe Partizanit, “demat e kuq” -2 pikë nga Teuta (VIDEO)

Partizani nuk ia del të fitojë ndaj Laçit as në përplasjen e pestë sezonale, në atë që luhej për një objektiv madhor titullin kampion. Vetëm një pikë e fituar nga të kuqtë në një fushë të vështirë, ku u shënuan katër gola (2-2), nga dy për secilën skuadër. Rezultat që nuk kënaq as Laçin, që gjithsesi duhet përgëzuar për lojën e zhvilluar, pavarësisht mungesës së Nwabuezes dhe gjendjes jo të mirë të Mazrekajt, që u hodh në fushë vetëm në fundin e sfidës. Një pikë për të kuqtë që tashmë ndjekin Teutën kryesuese me dy pikë më shumë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e katërt, me 5 pikë më pak se “Djemtë e Detit”.

Ndeshja nisi me vonesë për shkak të pranisë së disa tifozëve në tribunë, që refuzon të dilnin jashtë. Pa pasi gjyqtari vërshëlleu për nisjen e takimit, Laçi arrin të shënojë me Deliun, por dukshëm në pozicion jashtë loje. Provon pak më vonë Lushkja me një gjuajtje të fortë, që e gjen në pozicion Teqjen.

Zhbllokohet sfida në minutën e tetë me një gol rokambolesk të Partizanit. Pas ekzekutimit të këndores nga Asani, Bardhi kontrollon topin në zonë, godet, por pret Sherri, aty përfiton Çinari që në një mënyrë disi të çuditshme arrin ta shtyjë topin drejt rrjetës, 0-1.

Shkodrani i afrohet golit të dytë personal në të 10-tën, por goditja e tij është shumë qëndrore për të vënë në vështirësi Sherrin.

Shënon një minutë më vonë Stenio Junior, por kryesori e anulon golin për ndërhyrje të gabuar të Çinarit ndaj portierit.

Ekulibrat në rezultat  ukthyen në minutën e 18-të, kur pas një harkimi perfekt të Markut nga e djathta, Musta i rrëmben kohën Malës dhe nuk i jep asnjë mundësi reagimi Teqjes, 1-1.

Drithërima në portën e Partizanit në minutën e 36-të, Redon Xhixha thuajse në vijën e 16 metrave gabon shënjestrën. Pretendon 11-metërsh Stenio Junior dy minuta më vonë, por nuk është i këtij mendimi Hamiti.

Çfarë humbet ishi-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës në të 44-tën, pas asistit perfekt të Muratajt, goditja jo shumë e fortë e brazilianit shkon ngjitur me shtyllën. Pjesa e parë mbyllet me tentativën e Markut, e lehtë për t’u kontrolluar nga Teqja. Kur skuadrat po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, trajneri i portierëve të të kuqve, Ilir Bozhiqi, goditet me shishe uji në kokë, një gjest i shëtmuar, që mund t’i kushtojë masë ndëshkimore skuadrës vendëse.

Fraksioni i dytë nis me ritëm të lartë dhe përplasje të forta, kryesisht në mesfushë. Deliu provo nga jahstë zonës në të 53-tën, me topin që përfudon në fundore, për të ardhur te goli i dytë i Laçit i shënuar nga Marku në të 57-tën, pas një goditjeje këndi, duke shfrytëzuar topin e mbetur pranë zonës së portierit, 2-1.

Minuta të mira për Laçin që është shumë më i rrezikshëm se Partizani në fazën sulmuese. Megjithatë, rastin më pastër e humbet Jurgen Bardhi në të 67-ën, pa mundur të shfrytëzojë pasigurinë e Sherrit.

I pafat Belica në të 72-tën, teksa devijimi i tij me kokë përfudon jashtë.

Daja forcën sulmin (72’) duke hedhur në fushë Tedi Carën në vend të Muratajt, ndësa Kote ul në stol Brojën.

Depërton bukur në thellësi të zonës së Laçit Çinari, por tregohet i vëmendshëm Sherri, që kotrollin goditjen e shkodranit në të 78-ën.

Vetëm pak çaste më vonë Jasir Asani bën më të mirën duke tërhequr disa mbrojtës dhe shërbyer në mënyrë perfekte në shtyllën e dytë për Stenio Junior, që nuk mund të gabonte në atë pozicion, 2-2.

Partizani beson te fitorja dhe në të 86-tën Asanit i jepet mundësia për të shënuar, por nuk i jep harkimin e duhur topit. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Tedi Cara nxjerr përballë Sherrit Stenio Juniorin, prirët me portën, me portierin shkodran që shmang golin e tretë.  Pretendon për 11-metërsh Emiliano Musta në limitet e kohës së rregullt, por nuk mendon kështu Hamiti. Në vijim të aksionit në krahun tjetër, Çinari shkarkon të majtën nga larg, por jashtë portës.

Për të vënë duart në kokë ajo që humbet Jurgen Bardhi vetëm pak sekonda para vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit ër përfundimin e një takimi që dhuroi shumë emocione, por që nuk nxori fitues.


Shtuar 28.04.2021 18:19