Vendi ynë është përfshirë nga reshjet e vazhdueshme të shiut, ku vijojnë të shkaktojnë probleme në rrugët nacionale të vendit tonë.
Në Rrugën e Arbrit, është vështirësuar sërish qarkullimi i automjeteve, për shkak se në fshatin Shkallë të Xibrit vijon të bjerë baltë në asfalt.
Rënia e baltës është në mënyrë të vazhdueshme, ndonëse pastrohet nga makineritë e firmës që po ndërton këtë rrugë.
Për shkak të ujërave nëntokësor balta e cila zbret nga shpati i malit, duket si një “llavë vullkani”.
Prania e baltës në këtë segment, është kthyer në pengesë për qarkullimin normal të automjeteve që qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se nuk është ky problemi i vetëm në këtë rrugë, pasi edhe byppasi i Murrizit është i dëmtuar me prani të gropave dhe dëmtim të asfaltit anash karrexhatës.
Ata kërkojnë që ndërhyrjet të bëhen edhe atje pasi rrezikojnë teksa kalojnë në të.