Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës janë rikthyer në disa zona malore të juglindjes së vendit.
Në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm.
Reshje bore janë regjistruar edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Shtyllë.
Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në këto zona.
Autoritetet mbeten në gatishmëri për të menaxhuar situatën në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.