Regjistrohet rasti i dytë me Omicron në Maqedoninë e Veriut

Në Strugë është regjistruar rast i infektimit me llojin e ri të virusit corona, Omicron, kanë konfirmuar për “Alsat” nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër.

Ai është një i moshuar, një rast asimptomatik dhe aktualisht ndodhet në izolim. Personi i infektuar nuk ishte plotësisht i vaksinuar me dy doza.

Ky është rasti i dytë i konfirmuar zyrtarisht me Omicron në Maqedoninë e Veriut, pasi javën e kaluar u zbulua nga një shtetas i ardhur nga Britania e Madhe.

“Burri erdhi për t’u testuar për udhëtim dhe gjatë kontrollit që duhet bërë gjatë udhëtimit, duhet bërë një test PCR për personat që nuk kanë marrë dy vaksina kundër Covid-19. Gjatë skriningut u zbulua se personi ishte i infektuar me Omicron. Burimi nuk dihet, ai nuk e di se nga e ka marrë infeksionin. Meqenëse në rajonin e Strugës kemi shumë mysafirë nga vendet e tjera, të cilët janë punëtorët tanë imigrantë, ndoshta disa prej tyre mund të jenë burim i infeksionit Omicron”, tha epidemiologja Jovanka Strullakova Koroveshoska.

Shtuar 30.12.2021 16:51