I shpëtoi krikoja, shoferin në Lushnjë e zë autobusi poshtë dhe humb jetën

Një shtetas 54 vjeçar në Lushnjë ka ndërruar jetë pasi autobuzi të cilin ai po e rregullonte, është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Shkak është bërë rrëshkitja e krikos që kishte vendosur për të mbajtur autobuzin.
Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit./albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 16:49