Rama vendos një tjetër qëllim: 1 milion të vaksinuar ndaj Covid-19

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se vendi ka arritur në 500 mijë vaksinime ndaj COVID-19 deri më tani.

Ai thotë se objektivi është realizuar 29 ditë para afatit që ai kishte premtuar javë më parë.

Tashmë Rama vendos një tjetër qëllim, atë të 1 milion vaksinimeve, por për këtë të fundit nuk jep afat.

*29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve? Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani??‍??


Shtuar 2.05.2021 21:19