Rama tregohet “tamahqar”: Vogëlushja i zgjat shportën të marrë një vezë, ai e merr të gjithën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Fierit, ku dhe ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit. Me rastin e Pashkëve, një vajzë e vogël i afrohet Ramës me një shportë me vezë ku teksa i uron festën zgjat krahun që kryeministri të marrë një kokërr.

Teksa e përkëdhel në faqe, Rama i merr gjithë shportën duke e falenderuar, por edhe duke e lënë keq vogëlushen.

Ndërkohë pak më parë, ministrja Manastirliu bëri me dije se pritet të mbërrijnë vaksina të tjera Pfizer dhe Sinovac gjatë javës që vjen si dhe do të vaksinohen të personat mbi 60 vjeç.

 


Shtuar 4.04.2021 12:37