Rama publikon pamjet, tifozët shqiparë shijonë Europianin nga sheshi Skënderbej (VIDEO)

Sonte po luhet ndeshja e parë e “Euro 2020” në Romë, mes Italisë dhe Turqisë. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Sheshi Skënderbej, nga ku po ndiqet me një projektor të madh nga qindra tifozë shqiptarë.

Euro 2020 duhej të ishte mbajtur vjet, por për shkak të pandemisë po zhvillohet këtë vit. Përgjatë një muaji tifozët do të shohin skuadrat e tyre të zemrës në fushat e blerta duke luftuar për kupën, por në fund vetëm një do të dalë fituese./albeu.com


Shtuar 11.06.2021 22:00