Rama përkujton Nënë Terezën në datën e shenjtërimit të saj: Duaje familjen! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar Nënë Terezën, në datën e shenjtërimit të saj.

Shprehjet që kanë të bëjnë me jetën, familjen, dhe veprat e mira që bëjnë njerëzit, janë lexuar nga aktorja e madhe Margarita Xhepa.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me këtë videokujtesë në Ditën e Shenjtërimit të gruas që u njehsua me dashurinë e Zotit, Nënë Terezës shqiptare, treguar me zërin margaritar të një zonje shqiptare të skenës, Margarita Xhepës, ju uroj një të diel të paqtë.

 


Shtuar 5.09.2021 09:40