Rama për protestat: Përplasja është mes Shqipërisë drejt BE-së dhe “korbave e sorrave” që helmojnë qytetarët e ndershëm

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Banjot Termale të Bënjës dhe e ka shoqëruar atë me një reagim lidhur me protestat që po vazhdojnë në Tiranë.

Sipas tij, pamjet janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në Banjot Termale të Bënjës, në Përmet, ku edhe sonte pritet të vijojë një aktivitet social-kulturor i paralajmëruar më herët, në kuadër të festës përmetare.

Të lidhura

None found

Rama shkruan se ky vend përfaqëson realitetin e një destinacioni turistik, i cili gjatë dy ditëve të fundit, sipas tij, është vënë në shënjestër të një histerie digjitale nga ata që ai i cilëson si organizatorët e vërtetë të protestës. Ai i përshkruan si ekstremistë që thërrasin “plumbin tradhëtarëve”, që paguhen për të drejtuar turmën drejt thirrjes “burg tradhëtarëve” dhe që, bashkë me duar të padukshme të armiqve të Shqipërisë dhe kundërshtarëve të përparimit të saj, sulmojnë përmes algoritmit këdo që nuk e pëlqen apo vë në dyshim “Shqipërinë e re” sipas këndvështrimit të tyre.

Ai thekson se, ndryshe nga Zvërneci, ku sipas tij ende nuk ekziston një projekt që t’u kundërvihet me forcën e realitetit atyre që përhapin errësirë, Banjot Termale të Bënjës janë një shembull i Rilindjes Urbane. Sipas Ramës, ky transformim i kundërvihet hapur pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, ku me pretendime për betonizim dhe tharje të ujërave nga korrupsioni, është synuar ringjallja e protestës së lodhur të bulevardit përmes të njëjtit inxhinjerim digjital që, sipas tij, u përdor edhe për Zvërnecin.

Kryeministri shprehet se bota ka hyrë në një kohë kur burimet e komunikimit dhe informimit, qofshin ato shkencore, zyrtare apo gazetareske, si në periudhën kur çdo lajm kontrollohej nga dy burime, tashmë rrjedhin në të njëjtat kanale me ato që ai i cilëson si ujëra të zeza të urrejtjes, zilisë, mllefit, gënjeshtrës dhe paditurisë. Sipas tij, këto të fundit përfitojnë nga shpejtësia marramendëse që u jep algoritmi dhe nga lehtësia me të cilën përthithen nga njeriu i kthyer në skllav të tij.

Më tej, Rama vendos përballë dy pamje të kundërta të Bënjës. Nga njëra anë, sipas tij, qëndron “Bënja e shkretuar nga hajdutët e tradhëtarët”, një krijim dashakeq i atyre që prej afro 1 muaji duan ta bëjnë çorap Shqipërinë, duke shfrytëzuar ndjenjat, hallet dhe ndërgjegjen e pastër të shumë qytetarëve që kanë një arsye për të protestuar. Nga ana tjetër, ai paraqet “Bënjën e Rilindur”, të cilën ia atribuon vizionit, punës dhe pasionit të qeverisë së tij për një Shqipëri, që sipas tij është e pakrahasueshme me atë që ishte kur nisi kjo rrugë. Sipas Ramës, këto dy pamje flasin qartë për këdo që dëshiron të shohë, dëgjojë dhe kuptojë.

Ai shton se kjo nuk është një betejë mes protestuesve dhe qeverisë, as mes tij dhe organizatorëve apo financuesve të këtij “revolucioni”. Për Ramën, kjo është një përplasje mes Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, me gjithë vështirësitë, punën, gabimet, korrigjimet dhe rezultatet reale, dhe një “Shqipërie të re” të dështakëve, që ai i krahason me korba e sorra të mbledhur nga të katër anët e rrugëve të jetës rreth sheshit televiziv të protestës. Sipas tij, këta helmojnë dhe lëpijnë çdo protestues dhe çdo shqiptar të ndershëm, që është shtyrë drejt bulevardit nga një hall apo shqetësim i sinqertë, ose që vazhdon të mbetet i lidhur me protestën nga nevoja që ai problem të marrë zgjidhje dhe ai shqetësim të trajtohet me ndershmëri.

Në fund të reagimit të tij, Rama shkruan se gjithkush mund të zgjedhë pasqyrën që dëshiron, ndërsa shton se kushdo që kërkon të shohë se si sulmon errësira, mund të lexojë më poshtë komentet e panumërta të profileve fallco, të cilat sipas tij drejtohen nga të njëjtat duar të pista.


Shtuar 27.06.2026 12:42

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas