Rama për Kurtin: Më kërkoi vaksina për këtë kategori

Kryeministri Edi Rama teksa ka vizituar fermerët në Rogozhinë, është ndalur për një moment në mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rama bën me dije se Kurti e ka falenderuar për vaksinat për mjekët e Kosovës, por i ka kërkuar ta ndihmojnë me një kategori tjetër, që janë mësuesit.

“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke më falenderuar dhe duke më thënë që mirë që ata morën disa mijëra vaksina dhe do të vaksinojnë mjekët, do të dëshironte që ne ta ndihmonim për mësuesit dhe i thashë po patjetër ne do të ndihmojmë që të vaksinohen mësuesit e Kosovës. Por këto nuk bëhen duke fjetur gjumë.”, u shpreh Rama.


Shtuar 1.04.2021 11:57