Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një seri takimesh për të bashkërenduar dhe zbatuar detyrat e përcaktuara gjatë dy mbledhjeve të mbajtura në Pogradec.
Sipas informacioneve të gazetarit Muhamed Veliu, të premten në orën 17:00, Rama do të presë në selinë e PS-së drejtuesit politikë dhe ministrat, me synim çuarjen përpara të angazhimeve të përfshira në dokumentin “Besa”.
Të lidhura
None found
Burime brenda PS-së bëjnë të ditur gjithashtu se kryeministri do të nisë një tur në 12 qarqet e vendit.
Ndalesa e parë do të jetë qarku i Tiranës, ku Rama dhe deputetët do të diskutojnë hapat e mëtejshëm lidhur me dokumentin “Besa” dhe “Pasqyra Albania”.
