Rama mesazh kritikëve: Nuk kam interes të përfshihem në jetën politike të Kosovës

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp i është përgjigjur kritikeve duke thënë se me qeverinë Kurti ka pasur bashkëpunim në shkallë më të gjerë dhe zbatim më të madh të marrëveshjeve. Më tej tha se është fakt dhe jo spekulim. Më pas tha se nuk është i interesuar të përfshihet në jetën politike të Kosovës.

“Kam dhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur të pinës mes dy qeverive. Me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të marrëveshjeve. Ky është fakt, jo spekulim politik. Nuk jam i interesuar të përfshihen në jetën politike të Kosovës. Kemi ekspozuar një projekt, më ambiciozin, që është porti i ri i Durrësit dhe Porti i thatë i Prishtinës. Një projekt i cili jo vetëm që transformon të gjithë infrastrukturën e marrëdhënieve tregtarë mes dy vendeve dhe nxit ekonominë, por na vendos në qendër të një graviteti rajonal dhe e kthen  Durrësin një nga portat më strategjike dhe ekonomike të Mesdheut. Nuk kemi thjesht ekspozuar një video, por kemi firmosur bashkërisht financimin e studimit te fizibilitetit”, tha Rama./albeu.com

Shtuar 20.06.2022 14:06