Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga aeroporti i Kukësit, që sipas tij është gati për të nisur fluturimet ndërsa thekson se “✈️Kukës – Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra???.
KUJDES MOS ËSHTË 3D”.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, ministrja Belinda Balluku tha se aeroporti është gati. Mes të tjerash ajo pohoi se destinacionet e para do të jenë disa qytete të Zvicrës dhe në disa lande të Gjermanisë.
“Nuk është paguar biletë, është një udhëtim promocional që mundësohet nga ana e kompanisë flamurmbajtëse. Këtu vazhdon që të punohet, po bëhet kontrolli i fundit i territorit, për të rakorduar çdo detaj, i cili është në funksion të një pune me kapacitet të plotë. Destinacionet e para janë disa qytete të Zvicrës dhe shtete të Gjermanisë, dhe tregun më të rëndësishëm që kanë kompanitë shqiptare, qytetet italiane”, tha Balluku.
