Askush si ai në Premier League, Harry Kane vendos rekordin e veçantë

Alan Shearer është shënuesi më i mirë në historinë e Premier League, me 260 gola. Në 10 shënuesit më të mirë të kampionatit anglez vetëm dy prej tyre vazhdojnë të jenë në aktivitet.

Njëri është Sergio Aguero, i cili është në mbyllje të karrierës dhe në verë largohet nga Manchester City. Argjentinasi ka shënuar 181 gola dhe renditet në vendin e katërt, pas Wayne Rooney (208 gola) dhe Andy Cole (187 gola).

Ai që nuk mund ta thyejë rekordin e Alan Shearer është Harry Kane, i cili një ditë më parë shënoi dy herë në portën e Everton me fanellën e Tottenham dhe parakaloi emra si Jermain Defoe dhe Robie Fowler.

Sulmuesi anglez, i cili në verë mbush 28 vjeç, numëron 164 gola dhe është futur në histori me këtë shifër, pasi është lojtari me më shumë rrjeta të tundura pa mundur të fitojë dot një titull kampion në Premier League.

Shtuar 17.04.2021 10:04