Rama jep lajmin: Erdhi “Naimi”, u bënë tre bashkë me Lasgushin dhe Migjenin

“Naimi” i është shtuar “flotës” ajrore shqiptare.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se avionëve të linjës ajrore “Air Albania”, i është shtuar edhe “Naimi”.

Sipas Ramës, pavarësisht pengesave të Covid 19, flota jonë e flamurit, sipas tij po pasurohet me ritme të shpejta.

“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 19:22