Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë në vend 11.700 doza të tjera Pfizer

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka bërë me dije se kanë mbërritur 11.700 dozat e radhës Pfizer në vendin tonë.

Kryeministri shkruan në Facebook se numri total i vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri deri më tani është mbi 967 mijë.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.


Shtuar 14.06.2021 22:46