Rama flet për largimin nga politika: E shoh veten diku tjetër pas 2030-ës

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur për largimin nga nga politika, por jo tani shpejt.

Rama ka thënë se planifikon të largohet pas vitin 2030 duke thënë se do dhe ia të ketë të drejtën për të pasur një pjesë të fundit të rrugëtimit të tij, ku të marr frymë i çliriuar nga superngarkesa e rrugëtimit politik.

“E shoh veten diku tjetër pas 2030! Dua të kem të drejtën për të pasur një pjesë të fundit të rrugëtimit tim ku të marr frymë i çliriuar nga superngarkesa e kësaj pjese të rrugës. Por të them që në këtë pozicion qëndrohet kur ke të gjithë zjarrin e nevojshëm brenda. Unë mendoj që është e mjaftueshme për mua por dhe për të gjithë të tjerët që shërbimet e mia të kenë një limit. Përtej atij limiti t’i kthehem pasioneve që janë të rëndësishme”, tha Rama./albeu.com

 

 


Shtuar 8.10.2021 22:13