Rama: Është dyfishuar numri i turistëve gjermanë, kanë ardhur rreth 100 mijë vetë (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë dyfishuar turistët gjermanë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se Shqipëria në periudhën janar-korrik është vizituar nga 100.000 turistë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

“Mbi 100.000 turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52.000 në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan kryeministri, krahas një artikulli të gazetës gjermane./albeu.com/