Seherin largohet nga seriali, aktorja super yll që e zëvendëson (FOTO LAJM)

Aktorja Sila Turkoglu, e cila luan rolin e Seherit ka vendosur të largohet nga seriali. Në Shqipëri do vazhdojmë ta shohim për disa muaj me këtë rol ndërsa në sezonin e ri që do transmetohet në Turqi, ajo ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me serialin.

Shumë shpejt producentët duket se ia kanë gjetur zëvendësuesen dhe mediat turke kanë zbuluar se ajo që do luajë rolin kryesor në serial do të jetë aktorja Nana Stambolishvili. Nana është një aktore e re në kinematografinë turke.

Ajo është nga Gjeorgjia dhe nuk dihet shumë për të, por me siguri pjesëmarrja në serialin “Amaneti” do i japë famë, ashtu siç ndodhi me Sila Turkoglun.